Marrëveshja e Përdorimit

HYRJE

Mirë se vini në platformën doraepare.com ("Webfaqja"). Platforma “Dora e Pare” është platformë e mundësuar nga Banka Kombëtare Tregëtare (BKT Kosova Sh.A.), e cila ofron akses në rrjetin e produkteve/shërbimeve të patundshmërisë dhe automjeteve ("përmbajtja"). Ju lutemi lexoni me kujdes Kushtet tona të Përdorimit ("Kushtet") përpara se të vazhdoni me përdorimin e kësaj platformë.

Këto kushte dhe terme (“Marrëveshja e Përdoruesit”) krijojnë kontratë midis atyre që përdorin platformën Dora e Pare (“Përdoruesi” ose “ju”), Dora e Pare (“Dora e Pare”) dhe Banka Kombëtare Tregtare (Banka Kombëtare Tregtare). Ju lutemi lexoni me kujdes Marrëveshjen e Përdorimit të Platformës. Për të konfirmuar pajtushmërinë tuaj për Marrëveshjen e Përdoruesit të Platformës Dora e Pare, klikoni "Pranoj".

Qasja në platformën Dora e Pare dhe përdorimi i shërbimeve, duke përfshirë përmbajtjen, produktet, të dhënat, raportet, mbështetjen, implementimet dhe materiale të tjera të ofruara nëpërmjet kësaj platforme ose përmes ndonjë forme tjetër, si: email, (kolektivisht, "Shërbimet") nënkupton pëlqimin tuaj për të hyrë në marrëdhënje ligjore me këtë Marrëveshje të Përdorimit.

Kjo marrëveshje hyn në fuqi me pranimin tuaj të “Kushteve të Shërbimit”. Duke përdorur këtë platformë, ju pranoni dhe pajtoheni dhe jeni të detyruar nga kjo marrëveshje, dhe kushtet e mëposhtme duke përfshirë të gjitha politikat, udhëzimet, si dhe kushtet shtesë të postuara në ose përmes Aplikacionit dhe Webfaqes, të cilat janë të përfshira në këtë marrëveshje. Duke u regjistruar, vizituar dhe/ose duke përdorur platformën në çfarëdo mënyre, ju pranoni se i kuptoni dhe i pranoni këto Kushte dhe Terme.

Për të përdorur Platformën dhe Shërbimet e Dora e Pare, mund të ju kërkohet të keni disa pajisje harduerike, softuerike dhe akses në internet, të cilat janë përgjegjësi e juaja. Performanca e shërbimeve tona mund të ndikohet nga këta faktorë.

TERMET

“Llogaria” nënkupton llogarinë e regjistruar nga Përdoruesi në Platformën Dora e Pare për të pasur qasje dhe përdorim në Shërbime.

“Marrëveshje” nënkupton tërësinë e përkushtimeve që ekzistojnë ndërmjet palëve, përkatësisht Marrëveshjen e Përdoruesit të Platformës dhe Kushtet e Përdorimit.

“Banka” nënkupton subjektin që ka në pronësi platformën.

“Klient” nënkupton çdo person që hap llogari në platformën Dora e Pare, për të përdorur shërbimet e platformës, për të listuar dhe promovuar produkte/shërbime për shitje apo për të kërkuar prona ose automjete për blerje.

 “Të dhënat” do të thotë përmbajtja, të dhëna, shërbime dhe aplikacione nga palë të treta që mund të përfshihen në shërbime të caktuara nëpërmjet platformës Dora e Pare.

“Dokumente” do të thotë të gjitha dokumentet që kërkohen të ngarkohen në platformë për qëllimin e aplikimit për kredi.

“Tarifa(t)” nënkupton tarifat që Dora e Pare mund të aplikoj për Shërbimet e ofruara përmes platformës.

“Kërkesë për kredi” nënkupton plotësimin e kompletuar të formularit nga përdoruesi, i cili ofron të gjitha informacionet e kërkuara nga Banka për ofrim të mbështetjes financiare për blerjen e produkteve të ofruara mbrenda kësaj platforme.

 “Tregtar” nënkupton çdo biznes apo subjekt që hap llogari në platformën Dora e Pare, për të listuar dhe promovuar produktet ose për të kërkuar pronë/automjete për blerje.

"Politika e privatësisë" nënkupton kushtet që përcaktojnë se si Dora e Pare mbledh dhe përpunon të dhënat personale të një përdoruesi, si dhe të drejtat e Përdoruesit në lidhje me një përpunim të tillë.

 “Platformë” nënkupton webfaqen www.doraepare.com, e mundësuar nga Banka Kombëtare Tregtare Sh.A.

 “Produkt” nënkupton patundshmëri apo automjete të listuara për shitje në platformën Dora e Pare.

“Ofrues” nënkupton furnizuesin e produkteve që i liston për shitje, përkatësisht i ekspozon në platformë.

 “Shërbim” nënkupton shërbimet e ofruara nga platforma Dora e Pare.

 “Përdorues” nënkupton çdo përdorues të platformës.

“Përmbajtja e përdoruesit” nënkupton të dhënat, dokumentet, shënimet dhe materialet e tjera që përdoruesi ngarkon, modifikon ose vë në dispozicion në platformën Dora e Pare.

QËLLIMI

Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje të Përdoruesit të Platformës është të përcaktojë kushtet dhe termet e përgjithshme të zbatueshme për platformën Dora e Pare, e cila lejon qasjen dhe përdorimin e Shërbimeve. Platforma përfshin webfaqen doraepare.com, e mundësuar dhe operuar nga Banka Kombëtare Tregtare.

Platforma Dora e Pare do t'ju japë qasje dhe përdorim joekskluzive, të kufizuar në përdorimin e Platformës dhe shërbimeve që ofron siç parashihen  në këtë Marrëveshje. Çdo përdorim tjetër i platformës ose shërbimeve të Dora e Pare është shkelje e kësaj Marrëveshje dhe mund të rezultojë në revokimin e përhershëm të të drejtave tuaja për të hyrë në Platformën Dora e Pare dhe shërbimet e saj.

LLOGARIA JUAJ

Për të hyrë dhe përdorur Platformën, ju kërkohet të regjistroheni duke krijuar ose modifikuar një llogari me adresën tuaj të emailit dhe një fjalëkalim. Adresa e emailit e dhënë do të jetë adresa juaj e emailit dhe ju do të jeni përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të fjalëkalimit tuaj dhe për të gjitha aktivitetet që ndodhin në llogarinë tuaj.

Nëse besoni se Llogaria juaj mund të jetë keqpërdorur, ju lutemi na kontaktoni menjëherë përmes emailit support@doraepare.com

PRIVATËSIA

Të dhënat e regjistrimit dhe disa informacione të tjera rreth jush janë subjekt i Politikës sonë të Privatësisë. Për më shumë informacion, ju lutemi shikoni politikën tonë të plotë të privatësisë.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Duke shkarkuar Aplikacionin “doraepare” ose duke klikuar në link-un "Kam lexuar dhe pranoj Kushtet dhe Politikën e Privatësisë", ju pranoni kushtet e kësaj marrëveshje. Kushtet e marrëveshjes përfshijnë në veçanti, politikën e privatësisë dhe politikën e cookies, kopjet e të cilave janë të disponueshme në faqen tonë të internetit në www.doraepare.com

Nëse nuk pajtoheni me kushtet e kësaj marrëshjeje, ne nuk do t'ju mundësojmë Aplikacionin dhe Dokumentet dhe ju duhet t'i fshini Aplikacionin.

PËRGJEGJËSIT E PLATFORMËS DORA E PARE PËR PROMOVIM DHE MARKETING

Dora e Pare merr përgjegjësinë për promovimin e produkteve të Tregtarëve brenda Platformës doraepare.com. Platforma Dora e Pare do të kryejë promovimin dhe reklamimin përmes mënyrave më të përshtatshme reklamuese për të ndihmuar Tregtarët dhe për të mundësuar një qasje më të lehtë dhe të shpejt tek blerësit potencial.

TARIFAT

Qasja në platformën Dora e Pare është pa pagesë.

Dora e Pare rezervon të drejtën të vendos një tarifë për shërbimet e përdorura përmes platformës Dora e Pare. Do të jetë në diskrecionin tuaj të vetëm që të abonoheni në çdo shërbim për të cilin mund të paguhet një tarifë.

PËRMBAJTJA E PALËS SË TRETË

Platforma Dora e Pare mundëson disa shërbime, përmbajtje, të dhëna dhe aplikacione nga “Palët e Treta”. Kjo platformë mund të ofrojë gjithashtu linqe me webfaqet e “Palëve të Treta” si një lehtësi për të ju ofruar informata shtesë. Përmbajtja e këtyre webfaqeve të lidhura me Dora e Pare është përgjegjësi vetëm e “Palëve të Treta”. Dora e Pare nuk garanton, dhe nuk është përgjegjëse për cilësinë e produkteve apo shërbimeve të ofruara nga “Palët e Treta”, gjithashtu nuk mbanë përgjegjësi për saktësinë e të dhënave të publikuara në webfaqet e tyre, duke përfshirë përmbajtjen, produktet, materialet apo shërbimet.

PËRMBAJTJA E PËRDORIMIT

Përdorimi i Shërbimeve në Platformën Dora e Pare do të ju mundësojë futjen, ngarkimin, modifikimin ose vënien në dispozicion të dhënave, dokumenteve, shënimeve dhe materialeve të tjera, për të cilat vetëm ju do të jeni përgjegjës.

Përmbajtja e të dhënave dhe informative tuaja të vendosura në platformën  Dora e Pare që është e zbatueshme për ju ose tregtarin që ju përfaqësoni duhet të jetë e saktë. Me krijimin e llogarisë, ju i jepni platformës Dora e Pare të drejtat për të ruajtur, përpunuar dhe përdorur të dhënat dhe informatat tuaja për qëllimet e ofrimit të shërbimeve të kërkuara.

TË DREJTAT E NJËANËSHME

Dora e Pare rezervon të drejtën të modifikojë, pezullojë ose ndërpresë Platformën dhe Shërbimet e Dora e Pare (ose ndonjë pjesë ose përmbajtje të saj) në çdo kohë me ose pa njoftim për ju, dhe Dora e Pare nuk do të jetë përgjegjëse ndaj jush ose ndaj ndonjë pale të tretë nëse i ushtron këto të drejta.

KONFIDENCIALITETI

Në bazë të kësaj Marrëveshje, Palët mund të kenë qasje në informata që janë konfidenciale për palën tjetër. Palët kontraktuese nuk mund të përdorin ose zbulojnë asnjë informatë konfidenciale të palës tjetër për asnjë qëllim jashtë kësaj Marrëveshjeje, përveç me pëlqimin paraprak me shkrim të palës tjetër, apo nëse kërkohet nga ligji ose rregulloret tjera relevante apo me ndonjë urdhëresë apo kërkesë të autoriteteve përkatëse. Secila palë kontraktuese mbanë përgjegjësinë dhe merr masat e nevojshme për të mbrojtur të dhënat/informatat dhe për të shmangur zbulimin dhe përdorimin e paautorizuar të Informacionit Konfidencial të palës tjetër. Secila palë, si palë marrëse, do të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur informacionin e saj konfidencial.

Palët nuk mund të përdorin, publikojnë, zbulojnë ose në asnjë mënyrë t'u vënë në dispozicion palëve të treta, të dhëna personale dhe informata konfidenciale gjatë kohëzgjatjes së kësaj kontrate, përveç nëse kanë autorizim paraprak me shkrim nga pala tjetër.

Detyrimi i palëve për të ruajtjen e informatave konfidenciale zgjat gjatë gjithë periudhës së vlefshmërisë së kësaj kontrate, apo ndonjë marrëveshjeje tjetër në mes tyre, e po ashtu edhe pas skadimit të tyre.

Palët kontraktuese janë njoftuar se shkelja e konfidencialitetit përbën shkelje të kontratës dhe zbulimi i informatave konfidenciale përbën vepër penale dhe sanksionohet me kodin penal të Republikës së Kosovës.

Tregtari nuk mund të kopjoj, të mbajë të dhënat e klientit ose t'i përdorë ato për qëllime të tjera përveq për që të kësaj marrëveshjeje.

FORCA MADHORE

Palët Kontraktuese pajtohen se nuk do të jenë përgjegjëse për mos përmbushjen e kontratës pjesërisht ose plotësisht nëse paraqiten rrethanat e Forcës Madhore (se cilat shkaqe janë forcë madhore e përcakton ligji përkatës i aplikueshëm në Kosovë).

Ofruesi i Shërbimeve nuk do të jetë përgjegjës për dëmet eventuale, apo për ndërprerjen e marrëveshjes për shkak të shkeljes së kontratës, nëse vonesa në zbatimin e saj apo çfarëdo lloj dështimi në përmbushjen e detyrimeve, pengohet për shkak të forcës madhore.

Nëse ndonjëra palë kontraktuese konsideron se ka ndodhur ndonjë rrethanë e forcës madhore që mund të ndikojë në përmbushjen e detyrimeve të saj, ajo do të njoftojë palën tjetër pa vonesë, duke dhënë informacione të detajuara për natyrën, kohëzgjatjen e mundshme dhe efektin që mund të ketë në përmbushjen e detyrimit.

Palët janë të detyruara të njoftojnë njëra-tjetrën me shkrim kur ndodhin rrethanat e Forcës Madhore.