Kjo faqe interneti ku ju keni hyrë, www.doraepare.com, është faqja zyrtare në internet e platformës Dora e Pare. Në këtë faqe, ju mund të postoni dhe listoni produktet tuaja, të kërkoni apo shfletoni informata të ndryshme, të komunikoni përmes shërbimeve të platformës si dhe të aplikoni për kredi.
Ne jemi të përkushtuar ndaj privatësisë dhe transparencës në praktikat tona të informacionit. Në këtë Politikë të Privatësisë ne përshkruajmë se si mbledhim, përdorim, zbulojmë dhe përpunojmë informatat personale të ndërlidhura me faqet tona të internetit dhe aplikacionet në telefonat mobil që shfaqen ose lidhen me këtë politikë dhe shërbimet toma, produktet dhe shërbimet e tjera teknologjike.
Gjatë përdorimit të platformës apo duke u regjistruar për të krijuar llogarinë tuaj, ju pranoni dhe pajtoheni me kushtet dhe termet e kësaj Politike të Privatësisë dhe jepni pëlqimin platformës Dora e Pare që të bëjë mbledhjen, përpunimin, përdorimin, transferimin, shpalosjen, ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale. Dora e Pare siguron çdo përdorues se të dhënat që mbërrijnë në bazën e të dhënave të saj, i siguron me sistemin e sigurisë më të lartë dhe njëkohësisht është e përkushtuar të zbatojë kategorikisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi të lidhur me të dhënat e përdoruesve, ashtu siç edhe përcaktohet nga Ligj për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Nr.06/L-082, datë 25 Shkurt 2019).
Bazuar në ligjin Nr.06/L-082, datë 25 Shkurt 2019 përdoruesi, nëpërmjet një kërkese, ka të drejtë të kërkojë të shohë të dhënat e tij personale dhënë vullnerarisht, apo të kërkojë korrigjimin e tyre.
Platforma në përputhje me Ligjin Nr.06/L-082, datë 25 Shkurt 2019, për të qenë sa më transparente me klientët e saj, njofton se nëpërmjet strukturës së shërbimit të Qendrës Kontaktuese do të kontaktojë të gjithë klientët të cilët kanë raportuar një problem/çështje si dhe në përgjigje të ankesave/sugjerimeve. Kjo telefonatë e cila del nga struktura e shërbimit të Qendrës Kontaktuese do të regjistrohet/inçizohet.
Politika e mëposhtme e privatësisë ofron një përmbledhje rreth të dhënave dhe informatave tuaja personale të mbledhura dhe se si ato përdoren nga ne. Të dhënat dhe informatat personale të mbledhura ndryshojnë në varësi të natyrës së shërbimit të kërkuar.
Lloji i të Dhënave dhe Informatave Personale
Të dhënat personale që ne mund t’i mbledhim përfshijnë:
Përdorimi i të Dhënave dhe Informatave Personale
Të dhenat personale të mbledhura do të përdoret për ofrimin e shërbimeve, reklamimin dhe promovimin e shërbimeve tona, personalizimin e përmbajtjes, përmirësimin e përvojave të përdoruesve dhe në përputhje me kornizën ligjore.
Mbledhja e të Dhënave dhe Informatave Personale
Mbledhja e të Dhënave dhe Informatave Personale bëhet në baza vullnetare. Nëse të dhënat personale që janë shënuar si të detyrueshme nuk plotësohen, qasja në Shërbime të caktuara mund të kufizohet ose ne mund të mos jemi në gjendje t'i përgjigjemi plotësisht kërkesave tuaja.
Informatat mblidhet drejtpërdrejt:
Informacioni i mbledhur nga palët e treta
Të dhënat tuaja personale merren dhe mblidhen gjithashtu nga palë të treta, si: partnerët e platformës, agjencionet e patundshmërisë, tregtarët e makinave dhe mediat sociale.
Qasja dhe përditësimi i të dhënave personale
Platforma Dora e Pare ju mundëson qasjen për të kontrolluar, përditësuar ose për të fshirë të dhënat tuaja personale në llogarinë e hapur në këtë platformë.
Ndryshimet në politikë të privatësisë
Dora e Pare rezervon të drejtën për të bërë ndryshime në Politikën e Privatësisë dhe / ose Kushtet e Përdorimit të Platformës. Për çdo ndryshim në Politikën e Privatësisë dhe / ose Kushtet e Përdorimit të Platformës, do të jeni të informuar përmes publikimeve në webfaqen tonë dhe në mediat tona sociale.
Ankesat dhe Sugjerimet
Për çdo sugjerim ose ankesë rreth Politikës të Privatësië, ju mund të na kontaktoni në këto kanale:
Dora e Pare ju siguron që ankesa juaj do të trajtohet me prioritet dhe llogaridhënie sipas rregullave në fuqi.