Dora e Pare është një platformë online për menaxhimin e listimit të pasurive të paluajtshme dhe automjeteve. Qëllimi ynë kryesor është të krijojmë një urë të qëndrueshme që lidh blerësit dhe shitësit dhe të ofrojmë një përvojë sipas kërkesës për opsionet e shitjes dhe blerjes dhe financimit me transparencë dhe shërbim të pandërprerë nga fillimi në fund.
Përmes aplikacionit DoraePare, përdoruesit do të jenë në gjendje të kërkojnë dhe të gjejnë prona/automjete duke filtruar ato bazuar në veçoritë, vendndodhjen dhe çmimet. Në të njëjtën kohë, perdoruesit do të mund të aplikojnë për një kredi në BKT Kosova, si një forme alternative dhe një mundësi të lehtë për të marrë financime të miratuara paraprakisht dhe të sigurta për blerjet tuaja.
Nëpërmjet aplikacionit, përdoruesit do të dorëzojnë një formular me informacionin e tyre bazë dhe më pas do të kontaktohen nga stafi i BKT-së për të vazhduar me procesin e marrjes se kredisë. Theksojmë që nuk ka asnjë proces blerjeje që bëhet përmes kësaj platforme.
Platforma Dora e Pare përmban përzgjedhjen më të mirë të partnerëve tregtarë, agjentëve të pasurive të paluajtshme, tregtarëve të automjeteve dhe individëve të përfshirë në procesin e blerjes dhe shitjes së pronave dhe automjeteve. . Ata do të jenë në gjendje të shtojnë/menaxhojnë listimet e tyre përmes panelit të administratorit dhe t'u ofrojnë përdoruesve pronat dhe automjetet më të mira të zgjedhura.
Ne po zhvillojmë vazhdimisht teknologjinë dhe komunikimin për të siguruar që përdoruesit tanë të bëjnë zgjedhjet më të mira në shitjen ose blerjen e aseteve të tyre dhe përfundimisht të marrin përvojën më të mirë të blerjes.